Këngëtari i njohur nga Gjilani, Granit Ismajli, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Sma fale” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.
Kënga është punuar nga Genc Prelvukaj në bashkëpunim me Granitin, dhe të njëjtët kanë shkruar edhe tekstin.
Foto: BlackFish/YouTube
“Sma fale” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, për të cilin janë kujdesur produksioni BlackFish Entertainment.
Granit Ismajli është një nga emrat e rinj më premtues në industrinë e muzikës vendore.
Ai do të vazhdojë të jetë pranë publiku me prurje të shumta muzikore, me shpresën për t’u bërë një emër i njohur në estradën shqiptare.





