3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

GP i AAK-së: Kryeministri i Jugosllavizuar, nuk pati guxim ta sjellë projektligjin pa miratimin e Vuçiqit

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dalë me një deklaratë lidhur me tërheqjen e projektligjit për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Përmes kësaj deklarate GP i AAK-së ka theksuar se ky pushtet, u pa edhe sot se, nuk e ka legjitimitetin popullor/politik, e as burimet e sovranitetit nuk i ka të vërteta, për të dëmtuar vendin me marrëveshjen e demarkacionit.
“ Sot, ishte një rast të mirë që Kuvendi i Kosovës t’i tregonte qeverisë se ekziston dhe duhet të respektohet edhe praktikisht ndarja e pushteteve, nëse deputetëve do t’u jepej mundësia për t’i thënë JO projektligjit për demarkacionin, që e kishte propozuar kjo qeveri e këtij kryeministri të jugosllavizuar, por që e tërhoqën në momentet e fundit, ngase kështu i është sugjeruar, ndoshta, nga kryeministri i Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:
Muajve, javëve e ditëve të fundit jemi përballë me një kryeministër e një president që, me veprimet e tyre e kanë cenuar konstitucionalizmin (edhe ashtu të brishtë) dhe Kosovës ia kanë zbehur karakterin kontraktualist të shtetit, duke mos e respektuar kushtetutën, e cila në raport me popullin është një KONTRATË E MADHE (si në çdo vend demokratik), dhe padyshim është substanca prej nga rrjedhin të gjitha llojet e ligjeve mbi të cilat është superiore.
Presidenti e kryeministri në tërë këto ditë janë sjellë me abuzim, si Monarkët, Aristokratët apo si dikush që gëzon privilegje të veçanta shoqërore, e jo si ata që janë 100 përqind në shërbim të vendit, ashtu siç betimin e kanë dhënë.
Ky pushtet, u pa edhe sot se, nuk e ka legjitimitetin popullor/politik, e as burimet e sovranitetit nuk i ka të vërteta, për të demtuar vendin me marrëveshjen e demarkacionit.
Çfarë gjuhë (force) të argumentit duhet përdorur edhe më tutje që të bindën, ky president e ky kryeministër, se marrëveshja për demarkacionin nuk e ka asnjëfarë legjitimiteti, moral, kombëtar, historik e legal?
A na tregojnë presidenti e kryeministri se prej nga po furnizohen me ketë energji për të “betonizuar” një marrëveshje që nuk është aspak në harmoni me të kaluarën e afërt të atyre kufijve dhe nuk është poashtu në asnjë rast në frymën e një Ligji që e ruan dhe e rritë lirinë e Kosovës? Çka do të duhej të ishte thelbi i gjithë secilit Ligj.
Meqë autoriteti i institucioneve buron nga Kushtetuta, pse këta pushtetarë nuk e pranojnë kontrollin e përgjegjësinë Kushtetutes/të popullit? Populli i ka thënë jo kësaj marrëveshje përmes mbi 200 mijë nënshkrimeve dhe dhjetëra protestave e organizimeve të tjera.
Jemi shumë të habitur se si po abuzohet vijimisht me pushtetin për të shtyrë përpara ketë marrëveshje që aspak nuk i sjellë përspektivë vendit.
Deputetët nuk po lihen të lirë nga presidenti e kryeministri për të vendosur ashtu qysh nuk do të dëmtohet territori, e interesi i qytetarëve që jetojnë brenda këtij territori. Deputetët duhet të jenë të paprekshëm dhe të imunizuar sepse janë gardianët e sovranitetit të Kosovës në emër të sovranit/popullit.
Qeveria dhe Presidenti nuk janë kufizuar në autoritetin e vet kushtetutes, por kanë tentuar të kalojnë mbi organin më të lartë shtetëror, siç është Kuvendi i Kosovës. Sot, ishte një rast të mirë që Kuvendi i Kosovës t’i tregonte qeverisë se ekziston dhe duhet të respektohet edhe praktikisht ndarja e pushteteve, nëse deputetëve do t’u jepej mundësia për t’i thënë JO projektligjit për demarkacionin, që e kishte propozuar kjo qeveri e këtij kryeministri të jugosllavizuar, por që e tërheqën në momentet e fundit, ngase kështu i është sygjeruar, ndoshta, nga kryeministri i Serbisë.
Ua rikujtojmë, presidentit e kryeminsitrit, se çmimi i lirisë për territorin e Kosovës nuk është vetëm jetët e shumta që janë dhënë për të, po edhe vigjilenca e përjetshme, që ta ruajmë këtë liri e ketë territor.
Prandaj e bëjmë më dijë se është në dorën që që të mos e rimarrin guximin, e ta sjellin prapë të njejtin version të projektligjit, sepse kështu nuk do të normalizohet Kosova!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img