Gjuriq u kërkon amerikanëve që “KFOR të vazhdojë ta mbrojë Manastirin e Deçanit’’, të njëjtën e bëri edhe Eparkia

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka folur për takimin që ka pasur me sekretarin e shtetit, Marco Rubio, gjatë ditës së djeshme kur nisi dialogu strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Gjuriq, ka kërkuar nga sekretari Rubio, që të ketë mbrojtje ushtarake tek Manastiri i Deçanit, duke thënë se sipas tij, serbëve në Kosovë u ‘’nevojitet ndihmë’’.

“Përcolla përshëndetjet edhe të njerëzve tanë nga Kosova, të cilëve u nevojitet ndihmë dhe mbështetje. Natyrisht, përmenda edhe Manastirin e Deçanit dhe nevojën për mbrojtjen që ekziston atje, faktin se aty ka prani ushtarake dhe se ky është një nga manastiret që prej shumë vitesh ndodhet në listën e vendeve më të rrezikuara. Për këtë arsye, ajo prani ushtarake duhet të vazhdojë të ekzistojë”, ka thënë Gjuriq, raporton rts.

Të njëjtën kërkesë si të Gjuriqit, e ka pasur dje edhe Eparkia Rashkë-Prizren. Nga këta të fundit, është thënë se prania e KFOR’it tek Manastiri i Deçanit duhet të vazhdojë, dhe se, sipas tyre, zvogëlimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, siç është paralajmëruar, sipas tyre, s’do të ishte dëshmi e normalizimit, porse ‘’mund të jetë një faktor i madh për thellimin e mëtejshëm të paqëndrueshmërisë’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img