15.7 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

FMN i jep Shqipërisë 77.6 milionë dollarë kredi të buta

Shqipëria do të përfitojë 77.6 milionë dollarë kredi të buta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi dy shqyrtimet e fundit për mbështetjen e programit ekonomik, bazuar në një marrëveshje nën kornizës së kredive të afatit të mesëm (\”Extended Fund Facility\”/EFF).

Përfundimi i shqyrtimeve i lejon autoritetet shqiptare të tërheqin një hua prej rreth 73.2 milionë eurosh (ose 77.6 milionë dollarë), shumë, që e çon në total në rreth 377.3 milionë euro e kësteve të marra sipas marrëveshjes dypalëshe, thuhet në deklaratën për shtyp të FMN-së.

Miratimi i fondit tregon se autoritetet shqiptare kanë përmbushur të gjitha detyrimet dhe kanë zbatuar reformat kyçe strukturore, duke shfaqur një zotërim të plotë të programit.

Para 3 vjetësh FMN-ja miratoi një program prej 36 muajsh për Shqipërinë në kornizën e kredive të afatit të mesëm, me synim për të ndihmuar vendin në rritjen ekonomike dhe kontrollin e rritjes së shpejtë të borxhit publik, që kërcënonte stabilitetin ekonomik.

Marrëveshja gjithashtu synon forcimin e financave publike, ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare dhe zbatimin e reformave strukturore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img