Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.
Sipas informacioneve që ka siguruar PrishtinaPress, një gardian i burgut dyshohet se ka shtënë me armë zyrtare, duke plagosur Met Shala.

Ndërsa ky është personi i cili ka shtënë me armë:

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Për rastin pritet të ketë edhe reagim zyrtar nga Policia e Kosovës.





