12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Edhe Fatmir Spahiu kritikon ashpër RTK-në: Kronika që paraqet Festivalin e Këngës si imazhi i vetëm kulturor nuk kalon

Aktori i njohur Fatmir Spahiu ka kritikuar ashpër Radiotelevizionin e Kosovës për kronikën e përgatitur në 25 vjetorin e themelimit. Sipas aktorit Spahiu, tendenca për ta paraqitur Festivalit e Këngës si imazhin e vetëm kulturor nuk kalon.

“25 vite RTK, Festivali i kenges imazhi i vetem kulturor i RTKes a??? Jo, nuk kalon!

Per hire te se vertetes u ofendova pak. Jo pse u permend festivali, por qe su permend askund serialet, vitat e ri, koncertet, big bendi, shoë programet, emisionet sportive etj etj… te cilat per 25 vite kane mbulu me shume veshtiresi pjesen argetuese te RTK, e qe ne disa prej tyre une kam pas nderin me qene pjese ne pozita te ndryshme si bashkepunetor i jashtem!

Kur jemi te historia, per dijenin tuaj, buxhetin e festivalit te vitit te kaluar askush prej nesh kuuurrreee nuk e ka patur. Askush prej nesh nuk i ka pas 300-400 mij euro per nje projekt qe zgjate 3 dite trasmetim, apo per dy edicione 700-800 🐁euro, megjithate, kemi bere dicka! “ – ka shkruar ndër të tjera aktori.

Tutje, Spahiu ka përmendur sukseset që i realizuan sa punuan për RTK-në në kohën kur shfaqej seriali “Kafeneja Jonë”, si dhe ka përmendur figura të rëndësishme që sipas tij duhej të përmendeshin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img