-4.2 C
Pristina
spot_img

Dua Lipa shkëlqen në Schiaparelli në Paris

Ylli i njohur botëror nga Prishtina tërhoqi vëmendje në ditën e parë të Javës së Modës së Haute Couture në Paris, e veshur me një fustan skulpturor të shtëpisë së modës Schiaparelli.

Fustani i bardhë, me mëngë të gjata, një çarje të thellë dhe prerjen ikonike në kraharor, ishte pjesë e koleksionit pranverë 2024, transmeton klankosova.tv.

E mbuluar plotësisht me detaje që ngjajnë me petale, veshja i dha këngëtares një pamje eterike dhe të sofistikuar.

Dua zgjodhi një stil minimal, me vathë të rrumbullakët bardh e zi, taka të zeza dhe flokë të valëzuara natyrshëm, duke e plotësuar pamjen me grim të lehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img