Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me fotografinë e profilit që është vendosur në llogarinë e re në “facebook” të faqes së Presidencës së Kosovës.
Selmanaj ka thënë se ndërrimi i saj nuk është detaj i vogël teknik, por veprim i qëllimshëm kundër simboleve shtetërore.
“I papranueshëm është injorimi i logos së dizajnuar në kohën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, e cila nuk është vetëm një element grafik, por një pjesë e trashëgimisë shtetformuese dhe simbolikës së Republikës sonë. Kjo qasje krijon precedent dhe dëmton besimin në institucionet shtetërore”, ka shkruar ai.





