Drejtori gjerman për Ballkanin në Prishtinë, Osmani kërkon dialog me afate dhe objektiva të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me drejtorin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Michael Reiffenstuel, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe rajon, me fokus në zhvillimet për konstituimin e kuvendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me fokus te zhvillimet rreth konstitutimit të parlamentit. Po ashtu, u diskutua për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.”

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim të thellë me Qeverinë e Kancelarit Merz.

“Më tej, Presidentja Osmani vlerësoi rolin jetik të Gjermanisë në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane. “

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img