Deputetët e PDK-së i drejtohen Deharit: Thirrni seancë për nesër, në ora 11:00 jemi aty

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka kërkuar zyrtarisht Avni Deharit, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, që të thërrasë për nesër, më 12 gusht 2026, vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në kërkesën e saj, PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, sipas kësaj partie, tejkalimi i afatit nuk e shuan detyrimin për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

PDK kërkon që vazhdimi i seancës të thirret pa vonesa dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.

Kjo parti ka bërë të ditur se, pavarësisht nëse Dehari e thërret apo jo seancën, deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së do të jenë nesër, më 12 gusht, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit.

Sipas PDK-së, në këtë kohë përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës, sipas rregullores së Kuvendit.

PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të jenë të pranishëm në Kuvend, duke e cilësuar këtë si dëshmi të gatishmërisë politike dhe vullnetit për të përmbushur besimin e qytetarëve. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img