12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Celina arrestohet për vozitje në gjendje të dehur

Ylli i Kosovës, Bersant Celina, është zënë “me pelë për dore” nga Policia e Manchesterit.
Celina, siç raportojnë mediat në Britani, është arrestuar më 7 gusht derisa po ngiste veturën e tij luksoze, Mercedes. Ai u ndalua nga Policia dhe u vërtetua se e kishte tejkaluar limitin e alkoolit për një herë e gjysmë.
Ndalimi dhe arrestimi i tij erdhi nga informata që i kishte dhënë Policisë e dashura e tij, me të cilën raportohet të jenë fjalosur ashpër po atë natë, raporton Koha.net.

Policët, me ta ndaluar atë, kishin vënë re se Celina kishte pirë alkool, është thënë në Gjykatën “Manchester Magistrates”.
Përfaqësuesi i Kosovës u arrestua pasi u zbulua se kishte 57 mikrogramë alkool në frymëmarrjen tij.
Limiti ligjor është vetëm 35mg.
Celina ka pranuar të ketë vozitur në gjendje të dehur dhe atij i është pezulluar patenta e shoferit për një vjet.
Ai gjithashtu u dënua me 2,625 funte dhe u detyrua të paguajë shpenzimet prej 255 funtesh.
Celina aktualisht është huazuar në klubin holandez FC Twente nga Manchester City.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img