11.7 C
Pristina
spot_img

Çeku pyet për autobusët me BERZH-in, Rama: Transporti i ri i Prishtinës sot është realitet

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidat për mandatin e ri nga LDK-ja, Përparim Rama, ka theksuar se transporti i ri në kryeqytet tashmë është realitet, duke përmendur biletën e integruar, kuletën digjitale dhe tabelat digjitale.

“Transporti i ri i Prishtinës sot është realitet. Bileta e integruar sot është realitet. Kontratat nuk janë në sektorin privat dhe unifikimi është realitet. Kuleta digjitale është realitet, tabelat digjitale është realitet. A ke hipur ndonjëherë një autobusi që sot mundesh prej një pike në pikën tjetër në secilin fshat shkon me një bilet të integruar të unifikuar? Kjo është realitet, mos i mashtro qytetarët – këta e dinë shumica që e përdorin çdo ditë,” ka deklaruar Rama në Debat Plus.

Hajrulla Çeku i LVV-së, e ka kritikuar Ramën lidhur me marrëveshjen për autobusët e rinj me BERZH-in, duke pyetur pse nuk ka ardhur asnjë autobus i ri.

Çeku e quajti qeverisjen e tij katër vjet dështim dhe mashtrim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img