7.9 C
Pristina
spot_img

Burime: Përparim Rama nis emërimet në drejtoritë komunale

Burime të PrishtinaPress bëjnë të ditur se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar procesin e emërimit të drejtorëve të rinj komunalë pas fitimit të mandatit në balotazhin e nëntorit në Prishtinë.

Sipas të njëjtave burime, megjithëse marrëveshja politike ende nuk është bërë zyrtare, partneriteti qeverisës është arritur mes Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Lidhja e Prishtinës.

Gjatë ditës së sotme janë bërë emërimet në katër drejtori komunale: Kadastër, Turizëm, Rini dhe Administratë.

Sipas ndarjes së dakorduar ndërmjet partnerëve, Drejtoria e Kadastrit pritet t’i takojë Lidhjes së Prishtinës, Administrata dhe Turizmi AAK-së, ndërsa Drejtoria e Rinisë Nismës.

Zyrtarisht nga komuna ende nuk ka njoftim për koalicionin apo për strukturimin e plotë të qeverisjes lokale, ndërsa pritet që ditëve në vijim të bëhen publike edhe emërimet tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img
× Reklamë