12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Serbia refuzoi takimin trepalësh më 17 shtator, Lajçak të reagojë

Kryenegociatori kosovar në dialogun Kosovë- Serbi njëherësh zv/kryeministri, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se është dakorduar një takim për të marten.

Bislimi në një postim në platformën “X” ka kundërshtuar raportimet e mediave serbe të cilat gjatë ditës raportuan se Kosova kishte refuzuar takim trepalësh, duke thënë se takimi me 17 shtator, do të mbahet sipas agjendës së caktuar.

Sipas tij, takimin trepalësh e ka refuzuar Serbia.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosur për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm”, ka thënë Bislimi në X.

Ai kërkoj nga Lajçaku që të mohoj “dezinformimin e qëllimshëm” të mediave serbe, se Kosova e ka refuzuar takimin.

“Ftoj emisarin Lajçak të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve.”, ka shkruar Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img