9.5 C
Pristina
spot_img
Home Lajme BeerFest në Prishtinë, gjashtë persona të arrestuar dhe dy për spital

BeerFest në Prishtinë, gjashtë persona të arrestuar dhe dy për spital

197
Advertisement

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest.

Advertisement

Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse dy për shkak të plagëve të marra janë dërguar në emergjenc.

Polica e Kosovës ka treguar se rreth orës 22:35 në Prishtine është raportuar një rrahje ne mes disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar në stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lëndime trupore të cilët po trajtohen.

“Me datë 25.07.2019 se rreth orës 22:35 ne Prishtine është raportuar nje rrahje ne mes te disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar ne stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lendime trupore te cilët po trajtohen. Janë duke u kryer hetime lidhur me rastin dhe detaje tjera do te behen te ditura pas perfundimit te procedurave ligjore”.

Përkundër këtij incidenti festivali i birrës po vazhdon të mbahet, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.

BeerFest ka filluar gjatë ditës së sotme.

PostAdssFotoja e reklamës
× Reklamë