Bedri Hamza: 130 është numri i bashkimit për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar numrin me të cilin do t’u drejtohet qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Pas tërheqjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PDK do të garojë me numrin 130.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PDK e ka mirëpritur këtë numër, duke e interpretuar atë jo thjesht si një renditje në fletëvotim, por si një mesazh politik për të ardhmen e vendit.

“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”, shkruhet në postimin e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img