Bajrami: Jo vetëm poste në Qeveri, Presidenti për LDK-në do të balanconte pushtetin

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se oferta e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për LDK-në është vetëm pjesëmarrja në qeverinë e re, ndërsa sipas saj një marrëveshje e qëndrueshme do të ishte që posti i presidentit t’i takonte LDK-së.

Sipas Bajramit, kërkesa e LDK-së për pozitën e presidentit është e arsyeshme, pasi do të krijonte një balancim të pushteteve dhe do të shërbente si garanci institucionale.

“Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img