2.6 C
Pristina
spot_img

AUV: Mbyllen dy strehimore të qenve në Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se i ka mbyllur dy strehimore ilegale të kafshëve në Komunën e Ferizajt.

AUV për Klankosova.tv njoftoi se inspektorati doli në dy lokacionet, ku inspektorati veterinar ka konstatuar se: “Qenët të cilët janë marrë në adaptim  nga Komuna e Prishtinës,  janë në kushte jo të mira  dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.

Ndër tjera, shtohet se përgjegjësit e strehimores nuk përkujdesen për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies së qenve dhe se një numër i kafshëve të strehuara kishin ngordhur .

“Ndaj personave përgjegjës janë marr vendimet për mbyllje të strehimoreve dhe kthimin e qenve në strehimore të licencuar të Komunës së Prishtinës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img
× Reklamë