As përgjigje, as rrugë – Drejtoria për Investime Kapitale në heshtje totale

Rruga “Sokol Sopi” në lagjen Mati 1 të Prishtinës vazhdon të jetë në një gjendje tejet të rëndë, përkundër faktit se kërkesa për rregullimin e saj është bërë që më 26 gusht 2024 dhe lënda është aprovuar nga Komuna, shkruan PrishtinaPress.

Kalimi në këtë rrugë është bërë gjithnjë e më i vështirë dhe i rrezikshëm për banorët, veçanërisht gjatë motit me shi, ku ajo shndërrohet në një rrugë të pakalueshme. Video dhe fotografi të realizuara në terren tregojnë qartë për një neglizhencë të madhe institucionale në raport me nevojat bazë të qytetarëve.

VIDEO:17519149263726

PrishtinaPress për këtë çështje ka kontaktuar zyrtarisht Drejtorinë për Investime Kapitale, përmes një emaili dërguar më 8 korrik 2025 drejtorit Sokol Havolli, si dhe përmes mesazheve në Facebook. Mesazhet janë parë, por nuk është dhënë asnjë përgjigje. Asnjë interesim, asnjë sqarim publik.

 

Kjo heshtje e Drejtorisë për Investime Kapitale, përballë një problemi kaq të dukshëm dhe të kahershëm, ngre pyetje serioze për përgjegjësinë institucionale dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Ndërkohë, rruga mbetet e pashtruar, e rrezikshme dhe pa asnjë sinjal se situata do të ndryshojë së shpejti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img