Një person është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan.
Ky i fundit ishte raportuar i zhdukur e më pas u gjet i groposur në një arë me misër.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.





