3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Analistët parashohin shtyrjen e seancës për demarkacionin

Edhe një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, pozita dhe opozita nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre.
Pozita është e bindur se kjo marrëveshje duhet të ratifikohet të enjten, ndërsa të dytët vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të lejojnë të kalojë kjo çështje, shkruan “Epoka e re”.
Ndërkohë, njohësit e rrethanave politike kanë paralajmëruar tensione në këtë ditë, duke mos përjashtuar edhe shtyrjen e kësaj seance për shkak të mungesës së votave nga koalicioni qeverisës.

“Mendoj se seanca për demarkacionin ndoshta nuk do të mbahet të enjten, sepse vetë fakti i shtyrjes së kësaj seance deri më tashti tregon se koalicioni nuk i ka votat për këtë çështje. Po t’i kishte votat koalicioni për marrëveshjen e demarkacionit do të ishte harruar tashmë kjo punë”, tha për “Epokën e re”, analisti politik, Behxhet Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img