3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada gjermane kërkon debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv

Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër të jenë të matur në seancën për demarkacionin.

“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruan ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e çdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e ambasadës.
“Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në mars të këtij viti i cili erdhi në përfundim se procesi i shënjimit të vijës kufitare “ishte konform normave internacionale”’, përfundon mesazhi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img