AGK-ja është solidarizuar me gazetarët dhe gjithë punonjësit të Transmetuesit Publik me kërkesën e tyre për pagesën e plotë të rrogës së muajit të kaluar.
Përmes një reagimi, AGK i ka bërë thirrje Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së që në mënyrë urgjente të adresojnë krizën financiare.
“AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së që urgjentisht të adresojnë krizën financiare, në mënyrë që punonjësit e saj të mos dëmtohen. AGK e përsërit thirrjen për Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës që të adresojë problemet financiare të RTK-së dhe të ndalojë menjëherë presionin e vazhdueshëm politik dhe partiak ndaj linjës editoriale të RTK-së”, është thënë në reagimin e AGK-së.





