0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku takon mësimdhënësit në Prishtinë: Mësim gjithëditor, koeficient 150

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka takuar mësimdhënësit në Prishtinë, për të cilët tha se e kanë detyrën fisnike të edukimit të brezave të së ardhmes, por u shpreh se po përballen me sistem të vjetëruar arsimor.

Ai është shprehur se në takim me ta është zotuar edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes së tij.

Abdixhiku u shpreh se se me mësimdhënësit ka folur edhe për vizionin me mësimin gjithëditor, përcjell Klankosova.tv.

“Mësim gjithëditor! Koeficient 150! Fëmijë të mençur, mësimdhënës me dinjitet! Sot pata kënaqësinë ta takoj mësimdhënës të përkushtuar nga Prishtina të cilët më treguan për vështirësitë dhe shqetësimet që i hasin çdo ditë në sistemin arsimor të vendit tonë.  Ata e kanë detyrën fisnike të edukimit të brezave të së ardhmes, por përballen me sistem të vjetëruar arsimor, pa kushte për zhvillim profesional, dhe me paga mujore të pamjaftueshme që nuk i mbulojnë nevojat  e tyre bazike përballë çmimeve të larta dhe inflacionit”.

“Ndërsa ata më flisnin për sfidat, unë ju tregova për vizionin tonë me mësimin gjithëditor që u implementua me sukses të madh në 5 shkolla fillore të Prishtinës. Atë do ta zgjerojmë në së paku 5 Komuna të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për t’i ngritur standardet e edukimit, dhe për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit e tyre”.

“U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit publik! Fola edhe për programet e veçanta për trajnimin profesional të mësimdhënësve që kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe ngritjen e cilësisë së arsimit”, ka shkruar Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img