Viktimat nga uragani Melissa tani po raportohen nga Haiti.
Kryebashkiaku i qytetit bregdetar jugor të Haitit, Petit-Goave, i tha AP-së se 25 persona vdiqën pasi lumi La Digue doli nga shtrati si pasojë e uraganit, transmeton Klankosova.tv
Dhjetëra shtëpi u përmbytën e u shembën dhe njerëzit janë ende të bllokuar nën rrënoja deri në mëngjesin e sotëm, bëri të ditur kryetari i bashkisë Jean Bertrand Subreme.
Ai i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë në shpëtimin e viktimave.
“Jam i tronditur nga situata,” shtoi ai.





