Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Budakovë të Suharekës. Është rrokullisur një traktor me të cilin po bartte dru 55-vjeçari, ku si pasojë i njëjti edhe ka vdekur.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është Sahit Kokollari.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Policia në Suharekë për mes nr të 112, rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor. Pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes .Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në kordim me prokurorin! Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtine Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, tha ai.