7.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

spot_img

Uta Ibrahimi: Parqet Kombëtare, thesare të natyrës që meritojnë mbrojtjen dhe admirimin tonë

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) njofton se në kuadër të fushatës për Parqet Kombëtare, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijen për vlerat natyrore të zonave të mbrojtura të Kosovës, ka marrë mbështetje të çmuar nga partnerë dhe individë të ndryshëm.

Video reklama me pjesëmarrjen e alpinistes Uta Ibrahimit, një dashamirëse e mbrojtjes së natyrës, prezanton bukurinë dhe rëndësinë e parqeve kombëtare të Kosovës dhe shënon një moment të rëndësishëm në fushatën për mbrojtjen dhe promovimin e parqeve kombëtare. Uta Ibrahimi, në rolin e saj si një entuziaste e natyrës, sjell porosi motivues për vlerësimin dhe menaxhimin e vlerave tona natyrore.

Afrim Berisha, Zëvendësues i Drejtorit Ekzekutiv të AMMK, shpreh falënderimin e tij për bashkëpunimin, duke vlerësuar se:”Fushata jonë për të mbrojtur parqet kombëtare të Kosovës është një përpjekje kolektive. Pjesëmarrja e Uta Ibrahimit nënvizon rëndësinë e ruajtjes së këtyre zonave unike për brezat që vijnë. Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e saj për këtë qëllim”.

Uta Ibrahimi, me rastin e lansimit të videos, shpërndau porosinë e saj duke specifikuar se:”Parqet kombëtare të Kosovës janë thesare që meritojnë admirimin dhe mbrojtjen tonë. Përmes kësaj videoje, shpresojmë të frymëzojmë njerëzit që të eksplorojnë dhe respektojnë këto zona. Së bashku, mund t’i ruajmë ato për shumë vjet që vijnë”.

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka luajtur një rol thelbësor në mbështetjen e kësaj fushate, së bashku me Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë e cila ka një bashkëpunim drejtpërdrejt me AMMK-në. Ambasada beson se mbrojtja e këtyre thesareve natyrore kontribuon në një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Kosovën.

“Me këtë rast, ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në misionin tonë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë natyrore e veçanërisht parqet kombëtare dhe zonat e tjera të mbrojtura. Rruga nuk mbaron këtu, kjo është vetëm një nga përpjekjet tona për të bërë më shumë në mbrojtjen e natyrës. Andaj, ju këshillojmë të gjithëve të shohin dhe të ndajnë videon në platformat e rrjeteve sociale për të na ndihmuar që të shpërndajmë porosinë e mbrojtjes dhe vlerësimit për parqet kombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

https://m.facebook.com/AMMKKEPAAZSK/videos/1266015160749640/?ref=embed_video

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img