Raste kur ngacmohen femrat në Kosovë janë të shumta, por ndodh në raste që edhe ata që kan për detyrë t’i parandalojnë këto ngacmime e bëjn të kundërtën.
Një taksist anonim ka treguar për gazeten Prishtina Press, se është në hall të madhë me policët e rinj të PK-së.
Ai tregoi se policët e statcionit nr.4 të jugut, për cdo natë që ai ka gjinin femër pasagjere në veturen e tij ku kryen punën si taksist, ndalohet nga disa policë të rinj dhe të njejtit fillojn të ngacmojn vajzat në veturën e tij.
Taksisti anonim për Prishtina Press tha se policët vazhdimisht i kërkojn atyre ndonjë numër telefoni ose emrin e perdoruesit që e posedojn ne aplikacionin “Snapchat”./PrishtinaPress/