7.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është organizata që vendosi flamurin palestinez në Prishtinë

Organizata jo-qeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë njoftuar se kanë qenë ata që kanë shpalosur flamurin e Palestinës tek hoteli “Grand” në Prishtinë, ditën e diel.

Kjo organizatë, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shpalosja e flamurit të Palestinës është akt solidariteti me popullin palestinez, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv dhe insiston në të drejtën e çdo populli për liri. Ne qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Ata kanë bërë të ditur se flamuri më pas është hequr. Kjo OJQ e quan këtë veprim si “akt heshtje”.

“Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”.

Flamuri është vendosur në ditën kur Izraeli pritet të ballafaqohet me kombëtaren e Kosovës në futboll, në kuadër të kualifikimeve të Euro 2024. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img