7.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

spot_img

Edita Tahiri: Skandaloze, rezoluta 1244 pjesë e statutit të Asociacionit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas publikimit të një draft-statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nga ish-Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani.

Përmbajtja e këtij draft-statuti nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ish-kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur “skandaloz” përmbajtjen e draftit të Asociacionit të publikuar nga Ramadani.

Tahiri ka shkruar se “Kosova shtet i UNMIKUT, sipas Kurtit“.

“Kosova shtet i UNMIKUT sipas Kurtit, Rezoluta 1244 pjese e statutit te Asociacionit, Skandaloze, e paparanueshme“, ka thënë ajo.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani e ka bërë publik një draft statut të Asociacionit. Ai ka thënë se drafti është i gjerë dhe i thellë dhe se nëse do të zbatohet, Kosova duhet të kërkojë diçka të madhe në këmbim. /Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img