2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Dogana sekuestron në Vërmicë mbi 35 mijë euro të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka sekuestruar në pikën kufitare në Vërmicë mbi 35 mijë euro të padeklaruara.

Sipas Doganës, paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në pesë pjesë, raporton Klan Kosova.

“Si rezultati i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 Euro. Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme”, thuhet në komunikatë.

“Ky veprim është ndërmarre në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e Kodit Doganor të Kosovës, duke dëshmuar vendosmërinë e institucionit doganor për luftën ndaj tentativave të paligjshme të transportit të mjeteve monetare në territorin e vendit”, thuhet tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img